INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Reshjet e dendura të shiut, nisin përmbytjet e para në vend

Publikuar më: 11:56 06-01-2016

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dalje të lumit të Lanës nga shtrati,në Tiranë.Edhe pse kryetari i bashkisë Tiranë zoti Erion Veliaj një ditë më parë paralajmëroi një situatë kritike për këtë të mërkurë.Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se është ndërhyrë në disa akse rrugore,për të siguruar qarkullimin rrugor.


Tiranë,dalje të lumit të Lanës nga shtrati dhe përmbytje në Laprakë
 
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dalje të lumit të Lanës nga shtrati, në Tiranë. Në vendin e quajtur Fabrika e Tullave, rruga “Mersin Mema” në Laprakë sipas dëshmitarëve në zonë, uji ka nisur të hyjë në shtëpitë e banorëve.


Kukës,në fshatin Lojme ka patur rrëshkitje të dherave dhe gurëve


Ndërkohë në Kukës,në fshatin Lojme ka patur rrëshkitje të dherave dhe gurëve që kanë bërë që rruga të bllokohet.Mesimi ne Lojme sot nuk është zhvilluar për shkak të sigurisë teknike në shkollën ekzistuese.Në qytetin e Kukësit punonjësit e sherbimeve po punojnë për mbajtjen nën kontroll të pusetave e rrjetit të kanalizimeve për ujrat e bardha e të zeza.Janë marrë masat e nevojshme për eleminimin e një defekti në rrjetin e kanaleve të ujrave të zeza në kryqëzimin pranë obeliskut të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ( ish kendit të kuq).


Lezhë, përmbyten 13 familje në Zejmen

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në disa zona në Zadrime dhe Torovicë.Si pasojë e shirave të dendur rrezikohen të përmbyten disa banesa në fshatin Spiten në Lezhë. Lidhur me situatën ka reaguar Prefektura e Lezhës, duke theksuar se deri më tani situata është nën kontroll, dhe po merren masat e nevojshme për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes. Nga Prefektura e Lezhës sqarojnë se hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë.


Bllokohen dy fshatra në fushë¬bulqizë nga dëmtimi i rrugës


Reshjet e rrëmbyera të shiut kanë shkaktuar fryrjen e përrenjve në Bulqizë, të cilët kanë dalë nga shtrati.Si pasojë është dëmtuar rruga në Fushë Bulqizë, duke bllokuar dy fshatra, Kocaj 1 dhe Kocaj 2.Nga reshjet e dendura janë dëmtuar edhe dy banesa.


Bulqizë, del nga shtrati Zalli i Thatë, rritet niveli i HEC-it të Fierzës


Ndërkohë, në Bulqizë raportohet dalja nga shtrati i Përroit Zalli i Thatë, ujërat e të cilit kanë bllokuar dy fshatra në Fushë-Bulqizë. Reshjet e ditëve të fundit kanë nisur të japin efektet e para në kaskadën e Drinit. Autoritetet njoftojnë se ka një rritje të lehtë të nivelit në Hidrocentralin e Fierzës si pasojë e shtimit të prurjeve të lumit. Pak ditë më parë, KESH njoftoi ndërprerjen e prodhimit të energjisë në këtë HEC si pasojë e rënies së nivelit të ujit në pikën kritike.

Article Logic
Execution time: 0.0038750171661377