Ka mjaftuar vetëm gjysëm ore shi dhe qyteti i Durrësit është përmbytur si gjithnjë.
Pavarësisht premtimeve dhe projekteve të bashkisë për të evituar përmbytjen e qytetit bregdetar, mjaftuan 30 minuta shi vere për të rikthyer në kujtesën e durrsakëve muajt e dimrit dhe përmbytjet e disa muajve më parë.
Dukej sikur deti kishte “zbritur” në rrugë, ndërkohë që makinat e shumta u bllokuan në trafikun e rënduar, sidomos në lagjen nr.1, 13, 14, 17 dhe 18.