INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reshjet e shiut shkaktojnë dëmet e para. OSHEE: Defekte kryesisht janë në zonat rurale

Reshjet e shiut shkaktojnë dëmet e para. OSHEE: Defekte kryesisht janë në zonat rurale

Publikuar më: 10:59 03-09-2017

Moti i keq dhe erërat e forta që kanë përfshirë vendin orët e fundit kanë shkaktuar dhe dëmet e para.

Sipas OSHEE në disa zona kryesisht rurale janë shkaktuar dëme në sistemin në sistemin e furnizimit me energji elektrike.

Mësohet se kryesisht defektet kanë qenë të llojit këputje përcjellësish, thyerje izolatorësh në linja dhe dëmtime shkarkuesish.

Gjithashtu, një pjesë e fiderave janë stakuar si masë sigurie nga operatorët e N/Stacioneve në rast për t’i paraprirë ndonjë defekti të mundshëm në rrjetin e TM.

Punonjësit e terrenit të OSHEE-së po punojnë për kthimin e gjendjes në normalitet dhe në kohë sa më të shpejtë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033309459686279