INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reshjet e shiut sjellin probleme

Reshjet e shiut sjellin probleme

Publikuar më: 15:07 16-05-2016

Muaji Maj është shoqëruar me reshje shiu, por veçanërisht ditët e fundit reshjet e shumta kanë sjell dhe probleme për zonat veri-lindore.

Mësohet se si pasojë e reshjeve të dendura të këtyre ditëve edhe niveli i basenit të Fierzës është në kuotat më të larta. Megjithatë, mësohet se ende nga ky hidrocentral nuk janë hapur portat për shkarkim edhe pse po punon me kapacitete maksimale.

Ndërkohë reshjet e dendura të shiut në rajonin veri-lindor të vendit, kanë shkaktuar shumë probleme në lëvizjen e banorëve, pasi kanalet kulluese të ujërave të bardha, të cilat shumë rrallë pastrohen, nuk kanë kapacitet që të qarkullojnë gjithë ujërat, të cilat krijohen si pasojë këtyre reshjeve.

Ndërkohë banorët e këtyre zonave kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme për pastrimin e kanaleve. Por edhe rrugët e brendshme në qytetin e Kukësit ndodhen në gjendje të vështirë. Prej vitesh nuk është ndërhyrë për rehabilitimin e tyre duke favorizuar kështu mbushjen e gropave me ujë në raste shirash.

Article Logic
Execution time: 0.0036530494689941