Bllokohet sërish rruga e Thethit. Për shkak të reshjeve të dëborës që kanë përfshirë zonën është e pamundur që të kalojnë automjetet.
Reshjet e mëdha të dëborës izolojnë edhe banorët e zonës.
Si pasojë e reshjeve trashësia e borës ka arritur mbi 50 cm.
Krahas bllokimit të rrugës në këtë zonë shqetësim mbetet edhe furnizimi me energji elektrike, ku rrjeti i amortizuar ka ndikuar që shumë zona të jenë në errësirë.
Si çdo vit zona e Thethit mbetet në mëshirë të fatit derisa bora të tërhiqet sadopak.