INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Restorantet e lira në Europë, renditja e Shqipërisë

Restorantet e lira në Europë, renditja e Shqipërisë

Publikuar më: 11:53 01-01-2019

Shqipëria, në krahasim me rajonin, por edhe disa vende të Europës, është më e shtrenjtë për vaktet në restorantet e lira.

Sipas portalit më të madh të dhënave Numbeo.com, një vakt në Shqipëri kushton rreth 5.5 dollarë, duke e listuar Shqipërinë në vendin e 10 në Europë për çmimet më të lira për konsumin e një vakti në një restorant jo të shtrenjtë.

Kosova është vendi më i lirë i Europës, ku në restorantet e lira mund të konsumosh një vakt për 3.4 dollarë. Në vend të dytë renditet Bosnja, ku konsumi i një vakti është 4 dollarë, Ukraina, 4.2 dollarë, Maqedonia me 4.6 dollarë dhe Serbia me 4.8 dollarë. Më të lira se Shqipëria janë edhe disa vende të Europës Lindore dhe Qendrore. 

Edhe pse janë listuar çmimet e restoranteve të lira, një vakt në Zvicër kushton rreth 22 dollarë, duke e renditur vendin më të shtrenjtë të Europës. Norvegjia, e cila renditet e dyta, dhe Islanda gjithashtu kanë një çmim të shtrenjtë, me rreth 20 dollarë vakti.

Në Mbretërinë e Bashkuar çmimi për një vakt është 15 dollarë.

Vendet me një çmim mesatar prej 11 dollarësh për vakt janë: Austria, Gjermania, Finlanda, Greqia dhe Spanja.

Po sa shpenzojnë shqiptarët në restorante?

Shkodra shkruan Monitor mban rekordin për shpenzimet në restorante dhe hotele, ku sipas të dhënave në Anketën në Buxhetit të Familjeve 2017, shpenzimet për restorantet dhe hotele ishin sa 9.5% e totalit.

Pas shkodranëve, shpenzimet më të larta në raport me totalin i kanë beratasit duke u ndjekur nga Fieri Lezha dhe Tirana me 5.5%. Korça, gjithashtu, i ka shpenzimet për restorante më të larta se mesatarja kombëtare.

Article Logic
Execution time: 0.0052947998046875