Duket sikur ka një emoji për çdo situatë po ashtu edhe kur ndodhesh në një restorant. Në restorantin “The little Yealloë Door” që ndodhet në Londër ju mund ta bëni porosinë nëpërmjet menusë e cila në përshkrim të ushqimeve ka figurat emoji . Një restorant mjaft interesant ku mbizotërojnë ngjyrat dhe gjithkush është i lirë të porosisë për të ngrënë duke përdorur ikonat më “in” të momentit në WhatsApp por jo vetëm. Ky restorant drejtohet nga pesë miq dhe rezervimet mund të bëhen përmes WhatsApp-it. Menuja Emoji vihet në dispozicion gjatë këtyre ditëve; të mërkurë dhe të enjte në mbrëmje.
"Ne kemi menduar se kjo mund të jetë një mënyrë origjinale për të fituar klientelën", tha Kamran Dehdashti , pronari i restorantit .
Elementët në menu Emoji përfshijnë sanduiç me proshutë pule, domate dhe avokado , ose kokteje me martini, shalqi etj... E vetmja gjë negative është se emojit shpesh mund edhe të keqkuptohen, gjithsesi kjo mbetet mënyra më origjinale menduar ndonjëherë.