Rusia ka nisur pesë fluturime të suksesshme të një avioni hipersonik që është i aftë të shkatërrojë një aeroplanmbajtës me një goditje të vetme. E emërtuar raketa e Zirkonit,ajo udhëton pesë deri në gjashtë herë më shpejtë se zëri dhe e vë Rusinë "gjysmë dekade" përpara SHBA-s ", thuhet në raport. Kjo armë e pandalshme është më e shpejtë se çdo sistem anti-raketash, duke përfshirë ato që pritet të prodhohen gjatë dy dekadave të ardhshme. Analisti ushtarak rus Vladimir Tuchkov tha se : "Në Rusi, testimi i armëve është duke u zhvilluar aktualisht dhe pritet që këto raketa ti shtohen arsenalit të Rusisë midis viteve 2018 dhe 2020". Ekspertët paralajmërojnë se avionët e pandalshëm mund të nxisin fatkeqësi për transportuesit e avionëve prej 6.2 miliardë dollarësh të Marinës Mbretërore të Britanisë së Madhe. Duket se Rusia po garon fort me SHBA-n e cila shpenzon pothuajse 600 miliardë dollarë në vit për buxhetin e saj të mbrojtjes dhe mburret me ushtrinë më të fuqishme në botë. Megjithatë, sipas ekspertëve 19 transportuesit e avionëve te saj do të ishin të pafuqishëm për të ndaluar raketat e Zirkonit që po prodhon Rusia.