Ende nuk është mbyllur 2018-a, por mund të themi me plot gojën se ishte një vit jashtëzakonisht i suksesshëm për Era Istrefin. Pas pjesëmarrjes së saj në Kupën e Botës, ku performoi këngën zyrtare të kampionatit botëror përkrah Ëill Smith dhe Nicky Jam, këngëtarja publikoi dy hite “Prisoner” e xhiruar në Xhamajka dhe më pas ajo e fundit “Oh God” me Konshens. Edhe Instagram-i e “respektoi” pasi në opsionin “Giphy” të bisedave dhe postimeve që ju dëshironi, nëse kërkon do të shihni se është shtuar edhe Era Istrefi. Në ditët e fundit të verës, Era ka dhënë një intervistë për britaniken “Spindle Magazine” ku ka folur për emocionet në ekperiencën e saj si zëri zyrtar në kupën e botës si dhe për karrierën ndërkombëtare
“Era Istrefi shkelqen si dritë në morinë e këngëve në tregun muzikor”,- nis intervista duke e quajtur 2018-ën vitin e Era Istrefit.
Përveç të tjerave, një ndër pyetjet që iu drejtuar Erës ishte se me kë këngëtar ose këngëtare të famshme do donte një bashkëpunim dhe ajo u shpreh se do të donte shumë në një të ardhme të kishte një bashkëpunim me Lil Uzi apo me Cardi B pasi i pëlqen shumë hip-hopi.
Uhh çfarë bashkëpunimi do ishte!