INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Revista e huaj rendit emrat e femrave në jetën e Kanye West, përfshirë edhe modelen shqiptare [FOTO]

Revista e huaj rendit emrat e femrave në jetën e Kanye West, përfshirë edhe modelen shqiptare [FOTO]

Publikuar më: 14:56 28-06-2016

Aktualisht është i martuar dhe ka një familje të bukur por përpara se të ishte ekskluzivitet i Kim Kardashian, faktet tregojnë se Kanye West ka qenë në listën e meshkujve më të dëshiruar. Sipas revistës BDManmag, nuk kanë qenë pak femrat me të cilat ai ka patur një histori mes të cilave përmendet edhe emri i modeles, Anxhela Martini. Njihuni më poshtë me femrat në jetën e Kanye-t…

Alexis Phifer: Ka qenë e fejuara e tij që nga 2002-shi në 2008-ën duke u angazhuar në një lidhje serioze, por u ndanë pak përpara se të shfaqej në skenë Amber Rose. 

Amber Rose: Format e modeles kanë kaluar gjithashtu nëpër duart e Kanye Ëest. Mbajtën një lidhje nga 2008-a deri në 2010-ën. Ndërkohë që ishin bashkë, Amber Rose u komentua për një foto kompromentuese.

Virginie Maury: Pasi u prish me të bëshmen Amber Rose, Kanye Ëest u pa në një ballkon në Kanë (Francë) duke u puthur me një modele bukuroshe franceze, një nga pushtimet e tij më të fshehta.

Selita Ebanks: Ish modelja e Victoria Secret, Selita, pati një romancë të shkurtër me rreperin në verën e 2010-ës. Asnjëherë nuk u konfirmua zyrtarisht, por janë parë bashkë në disa evente.

Angela Martini: Pati një periudhë që rreperi u përfol për një flirt me modelen shqiptare që ishte edhe Miss Shqipëria 2010 dhe që u shfaq në revistën “Sports Illustrated” në edicionin e rrobave të banjës.

Kim Kardashian: Janë bashkë që nga prilli i 2012-ës, shumë pak më vonë se e famshmja e proporcioneve të mëdha, të ndahej nga Kris Hemphries.

Article Logic
Execution time: 0.0038809776306152