INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Revista

Revista "L'Uomo Vogue" më në fund vesh Rita Orën [FOTO]

Publikuar më: 10:30 13-05-2016

Nga muzika tek filmat, nga filmat tek biznesi i modës, Rita Ora është padyshim një model i suksesshëm për t'u ndjekur.

Së fundmi artistja me origjinë shqiptare ka zbuluar në Instagram kopertinën e saj për revistën prestigjoze "L'Uomo Vogue". Jo një kopertinë e zakonshme duke qenë se bëhet fjalë për një numër i cili i dedikohet personave më me influencë të momentit. Artikulli me fotot mahnitëse të realizuara nga fotografi Francesco Carrozzini, vjen vetëm pak ditë pas lajmit se këngëtarja nuk do të rikthehet më si trajnere në The X-Factor UK. Madje burime të sigurta konfirmojnë se shkak për këtë të fundit është bërë kontrata e re që Rita Ora po lidh me shtëpinë diskografike Warner Music! 

Article Logic
Execution time: 0.0041050910949707