“Wow! Ndihem shumë e përkëdhelur…”
Ky ka qenë reagimi i Jennifer Aniston e cila mban kurorën e femrës më të bukur për vitin 2016, referuar revistës “People”. Ajo mund të jetë 47 vjeç, por kjo nuk e pengon të jetojë atë që ajo e quan” moment emocionues prej adoleshenteje” lidhur me vlerësimin e bërë nga revista e njohur.
Aktorja e ka mbajtur këtë titull edhe më parë në vitin 2004, kur ishte 35 vjeç. Jennifer është gjithashtu personazhi dytë i nderuar (me një moshë të caktuar), pas 50 vjeçares Sandra Bullock, që e fitoi këtë titull vitin e kaluar. Ylli i Kinemasë, në intervistën e fudnit ka folur për veten dhe ndër të tjera ka pranuar gjithashtu se nuk i pëlqen të jetë në mediat sociale pasi thjesht nuk janë për të. Por nëse jo në media sociale, kinemaja është gjithnjë vendi i duhur ku mund ta gjeni aktoren. Dhe s’do t’ju duhet të prisni gjatë për këtë, pasi në 29 Prill do ta shihni në filmin më të ri të saj, “Mother’s Day”.