INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Revista prestigjoze flet me superlativa për Rita Orën [FOTO]

Revista prestigjoze flet me superlativa për Rita Orën [FOTO]

Publikuar më: 13:50 01-08-2016

Kush tha që Rita Ora është e famshme dhe e pëlqyer vetëm në Amerikë?!

Artistja me origjinë shqiptare e cila momentalisht është e fokusuar në drejtimin e programit "America's Next Top Model", ka zbuluar për 9.91 milionë ndjekësit në Instagram kopertinën e saj të re për revistën britanike Cosmopolitan. Një kopertinë domethënese duke qenë se sipas vetë Rita Orës, shënjon edhe 3-vjetorin e bashkëpunimit të saj me firmën e veshjeve sportive Adidas. Megjithatë detaji interesant që bie në sy më tepër është titulli me të cilin revista ka shoqëruar foton e këngëtares; "Rita Ora, si u shndërrua nga një refugjaste në një superstar". Në fakt i vështirë ka qenë rrugëtimi i Ritës në rrugën drejt suksesit, por ia që çdo sakrificë ia vlejti. Urojmë vetëm që përveç fotove të mrekullueshme, së shpejti të kemi nga Rita Ora edhe muzikë të bukur. Sa i përket revistës ajo pritet të dalë në shitje këtë të mërkurë në më tepër se 15 vende të ndryshme të botës! 

  

Article Logic
Execution time: 0.0033462047576904