Ky është vlerësimi i revsitës spanjolle “Hola” për princeshën Elia Zaharia duke e shpallur si nusen më të bukur të vitit.
Vlerësimi u bazua në një sondazh të bërë në internet ku afër 10 mijë persona votuan Elian.
Dasma mbretërore në Tiranë tërhoqi vëmëndjen e të gjithëve , edhe të mediave ndërkombëtare.
Revista në fjalë ka shkruar disa artikuj për martesën mbretërore dhe veçanërisht për princeshë Elian të cilën e quajtën “aktorja shqiptare që u kthye në princeshë”.
Ndërkohë, në artikullin që u shpall “dasma e vitit” shkruhet: "Ishte një dasmë e paharrueshme për shumë arsye dhe tashmë lexuesit tanë e kthyen momentin martesor të vitit: Elia Zaharia është, me 9677 vota, nusja më e mirë e vitit për ne.“
Gjithashtu "Hola" vlerëson fustanin e dizenjuar nga Blerina Kllokoqi Rugova duke e përshkruar si "mbresëlënës" dhe look-un e Elias në tërësi.