INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Revista Time për Dua Lipën: Një nga 10 udhëheqësit e gjeneratës së ardhshme të këtij viti [FOTO]

Revista Time për Dua Lipën: Një nga 10 udhëheqësit e gjeneratës së ardhshme të këtij viti [FOTO]

Publikuar më: 19:26 15-10-2017

Ajo është sot një ndër këngëtaret më të famshme të muzikës pop. Zëri i saj dëgjohet nga mijëra fansa në mbarë botën. Ajo është me origjinë nga Kosova. Ajo është Dua Lipa, këngëtarja që po korr një sukses gjithnjë e më të madh. Por, si shumë talente të tjerë, edhe fillimet e Dua Lipes nuk kanë qenë të lehta. Rruga për të arritur deri këtu ka qenë jo pak e vështirë për këngëtaren me origjinë shqiptare.
E zgjedhur nga revista “TIME” si një ndër 10 udhëheqësit e gjeneratës së ardhshme të këtij viti, nuk mungojnë dhe disa detaje interesante nga e shkuara e saj dhe si arriti ajo të shndërrohej në një nga zërat më të fuqishëm të muzikës pop.

“Kur Dua Lipa ishte një fëmijë në kor, drejtori i saj tha se zëri i saj ishte shumë i ulët. Kur ajo ishte 11 vjeçe me ëndrrat për ta rregulluar zërin dhe për ta bërë atë më të lart, prindërit e saj u zhvendosën nga Kosova, duke shkuar larg, aty ku Lipa do të arrinte kulmin e karrierës së saj. Edhe në Londër, ajo luftoi për të gjetur zërin e saj”, shkruan TIME në 'Instagram'.

Por ky fillim i vështirë nuk e pengoi atë që të shndërrohej në një yll botëror, siç mund të cilësohet sot. Pas daljes së saj të parë në vitin 2015, Lipa vazhdon të thyejë rekorde me albumet e saj, të cilat janë transmetuar më shumë se 1.4 miliardë herë.

“Që nga dalja e saj e parë në vitin 2015, ajo është shfaqur si një nga zërat më të fuqishëm të muzikës pop, falë një sërë himnesh të fuqishme. Albumi i saj, i cili është nxjerrë në treg në qershor, është transmetuar më shumë se 1.4 miliardë herë. Lipa përdor në mënyrë rutinë rrjetin social Twitter për çështje si, kontrolli i armëve dhe të drejtave të grave”, shkruan më tej revista prestigjioze.

Duke mbyllur përshkrimin me fjalë dhe vlerësime të larta për këngëtaren, revista sjell në vëmendje disa shprehje të Dua Lipës, të cilat përcjellin mesazhe të forta për vajzat.

"Vajzat duhet të kujdesen për vajzat gjatë gjithë kohës"! "Unë mendoj se tani më shumë se kurrë kemi nevojë në botë”, thotë Lipa./shqiptarja.com/

306678.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031869411468506