Një Oscar dhe tani një cover i revistës "TIME"!
Ky sigurisht qenë një vit shumë i veçantë për Leonardo DiCaprio. Fituesi i cmimit “Oscar” u shfaq në kopertinën e 100-të të revistës “Time” së bashku me 5 të nominuarit më me ndikim të këtij viti, duke përfshirë reperen Nicky Minaj, aktoren Priyanka Chopra, krijuesin e Brodëay-t, Lin Manuel Miranda dhe themeluesin e Faceboook, Mark Zuckenberg. Minaj ka folur për ndikimin e saj ndërkombëtar në një video për “Time”, duke u bërë thirrje grave të reja për të provuar vlerën e tyre me cilësinë e punës së tyre ." Nëse unë jam e zonja në atë që bëj , kjo nuk mund të mohohet , " tha ajo.
Siç është bërë zakon tashmë, cdo personazh çiftohet me një mysafir kontribues të zgjedhur nga revista, për të shkruar rreth tyre. Komplimente të vecanta këtë herë erdhën edhe nga Zëv.presidenti Joe Biden për Revenant-in e DiCaprios. “Talenti I Leos është i pakufi, por sekreti i tij ka qenë gjithmonë shumë i thjeshtë….të jesh i vërtetë”, tha ai.
Njëzet vjet më parë, Leo rrëmbeu zemrat e miliona fansave duke deklaruar: "Unë
jam mbreti i botës! "Përmes punës dhe shembullit të tij , sot ai është frymëzues për miliona më shumë që të ndihmojnë në shpëtimin e planetit”.