INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Revolta e Pandeli Majkos! Regjisori Çipi e përshëndet dhe i thotë ‘nuk u bëre viç’ [FOTO]

Revolta e Pandeli Majkos! Regjisori Çipi e përshëndet dhe i thotë ‘nuk u bëre viç’ [FOTO]

Publikuar më: 08:47 06-07-2018

Pas një seance maratonë kushtuar debatit mbi fatin e Teatrit Kombëtar, Pandeli Majko zgjodhi që mos të votojë pro shembjes së tij, duke munguar në procesin e votimit të ligjit të propozuar nga qeveria e tij.
Qëndrimi i Majkos është përshëndetur nga regjisori Kastriot Çipi, i cili me një shënim në faqen e tij në Facebook e ka falënderuar publikisht.
Kastriot Çipi:
“Faleminderit Pandeli Majko! Të paktën ti nuk u bëre viç për lëkurë! Të presim në sheshin e Teatrit, në sheshin Demokracia!”.
Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, gjatë seancës ka pasur një debat me Kryeministrin Rama. Para nisjes së votimit, Rama është filmuar teksa debaton me Pandeli Majkon.
Sipas deputetëve të opozitës, të cilët kanë zbardhur dhe debatin për mediat thonë se Rama i është drejtuar Majkos me tone të larta: “Nëse s”do votosh, ik në shtëpi. Mua mos më bëj numra”. Pas këtij debati, i cili është filmuar nga kamerat, Pandeli Majko është parë i nervozuar. Pasi ka vënë telefonin në vesh, është larguar nga salla, ndërkohë që Rama e ka shoqëruar largimin e tij me një gjest.

 

cipi.png

Article Logic
Execution time: 0.0044419765472412