Pak ditë para ndeshjes, DFB (Federata Gjermane e Futbollit) gjobiti ekipin e Bundesligës 2, Karlsruher për hedhjen e fishekzjarrëve nga tifozët në derbin kundër Stuttgart.
Vetëm 6000 tifozë u lejuan për ndeshjen e djeshme ndaj Dynamo Dresden kështu që tifozët Karlsruher bojkotuan ndeshjen.
Në anën tjetër, tifozët e Dynamo-s u paraqitën në stadium të veshur në stilin ushtarak. Banderolat e tyre ishin kundër Federatës Gjermane të Futbollit: “Lufto DFB”.
Ndeshja Karlsruher-Dynamo Dresden përfundoi 3-4 për miqtë.