INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Revoltohet Artan Hoxha: Dosja e çështjes Tahiri ka probleme, Prokuroria duhet të merrte të pandehur Edi Ramën, por nuk kanë...

Revoltohet Artan Hoxha: Dosja e çështjes Tahiri ka probleme, Prokuroria duhet të merrte të pandehur Edi Ramën, por nuk kanë...

Publikuar më: 20:49 20-10-2017

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar mbledhjen e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve si dhe kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për heqjen e mandatit të deputetit Saimir Tahirit që më pas i hap rrugë arrestimit të tij.
I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në ‘News24’ Artan Hoxha tha se dosja e Prokurorisë nuk është kopsitur si duhet.
‘Rasti i Tahirit, kam pritur që dosja e tyre të ishte aq e kopsitur që mos të kishte njeri të drejtë të bënte pyetje. Kërkesa ka një problem të madh me dosjen, ndryshe nga pritshmëria prokuroria po shpërdoron një mundësi fantasitke për të proceduar personat përgjegjës që kanë favorizuar kanabiazimin e vendit ne vitin 2016.
Kanë pasur gjithë kohën e duhur për të provuar që nga implikimi i inspektorëve të policisë në terrn, shefat e krimeve, komisariateve deri te drejtori i pëgjithshëm Haki Cako.
Tahiri ka qenë personi politik, emërimet dhe çemërimet i bën drejtori i përgjithshëm i policise. S’pashë asnjë material…Po drejtori i qarkut atje çfarë bën?
Them për dosjen e organit të akuzës, Tahiri është ish ministri i Brendshëm, kur shkon te Tahiri dhe lë tavoliën pa prekur kushedi se cfare ndodh…Duhet ta kishte kopsitur dosjen deri sa të paraqitej në Kuvend kishte kohe shume dhe duhet të kishte një dosje të kopsitur s’duhet të shpejtohej
Thotë se e ka nisur në dt 17, dhe në datë 19 ia ka nisur Kuvendit, o zotëri pse nxitohesh?”, tha Hoxha
Artan Hoxha tha në ‘revoltë’ se këta prokurorë duhet të marrin të pandehur Edi Ramën dhe jo Saimir Tahirin por nuk kanë b*** të arrestojnë Edi Ramën.
Këta prokurorë donin të kishin sukses me 48 orë për hetim, ndërsa prokurorët italianë hetuan për 4 vite.
Lala: Kjo është e pandershme, ke vënë në shënjestër 3 prokurorë me apo pa të drejtë.
Hoxha: Për faj të tyre nuk ke asnjë oficer policie në burg.

Article Logic
Execution time: 0.0037839412689209