Të gjithë fansat filluan të shqetesohen kur mediat publikuan lajmin se Janet Jackson ishte duke luftuar me sëmundjen e kancerit.
Megjithatë është koha që ata të qetësohen. Shumë e revoltuar me tabloidet të cilët publikojnë lajme të pavërteta, Janet konfimoi përmes Twitter-it se ajo nuk është e semure me kancer. Motra e Michael Jackson tha se kordat e saj vokale janë në gjendje shumë të mirë dhe në muajin mars do t'i rikthehet koncerteve. "Është e rëndësishme të mos cënojmë jeten e askujt" ka thënë Jackson, e cila shtoi se duhet t'i besojmë lajmet vetëm kur ato dalin nga goja e vetë artistëve. E ne i japim plotësisht të drejtë!