Ditën e sotme këngëtarja shqiptare ka frymëzuar shumë nga ndjekësit e saj dhe jo vetëm. Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare, Morena Taraku. Ajo publikoi disa pamje teksa shihej e ulur në gjunjë para të atit duke i veshur çorapet, pasi kishin përfunduar trajtimet në një qendër estetike.
"Përgjithmonë... sepse ai është gjithçka që kam pasur dhe që kam!”- shkruante Morena, por si duket shumë persona nuk janë të informuar se e ëma nuk jeton më.
Mbrëmjen e sotme Taraku ka treguar se ka marrë mesazhe nga ndjekësit e saj se e pyesin se pse ajo nuk e publikonte edhe nënën e saj, por këto mesazhe kanëprekur këngëtaren e cila ka reaguar
“Rregullo ndjenjat njerëzore, pastaj mëso kulturë, pastaj hap ‘Instagram’ dhe pas ca vitesh krijo pyetje.”- i përgjigjet ajo mesazhit me një postim në Instastory, ndërsa në postin e radhes u kthehet kështu.
“Mua botokset më bënë të bukur e nuk dua t’a shfaq nënën time. Njerëz idjotë.”
Por më pas Morena ka publikuar një foto të nënës së saj dhe ka si mbishkrim “Nëna ime e bukur”, duke shtuar një zemër krahas saj./intv.al/