INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Revoltohet Olta Gixhari: Në teatër të keqtrajtojnë, të trajtojnë si marionetë dhe unë nuk e duroj…[FOTO]

Revoltohet Olta Gixhari: Në teatër të keqtrajtojnë, të trajtojnë si marionetë dhe unë nuk e duroj…[FOTO]

Publikuar më: 12:33 24-12-2018

Olta Gixhari kohët e fundit nuk po shfaqet më në skenat teatrale.

Vetë aktorja ka zgjedhur të distancohet dhe të mos jetë më aq aktive sa më pare, duke e parë këtë si një revoltë personale ndaj artit në Shqipëri.

dfhdghjkh.JPG

 

Si duket, Olta ka mbetur e pakënaqur ndaj kushteve, në të cilat aktorët shqiptarë punojnë, referuar ambjenteve të ArTurbina, sallat ku sot mbahen shfaqjet teatrale dhe që janë në kushte aspak të mira. Gixhari ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” dhe ka rrëfyer se në fakt në teatër, aktori nuk trajtohet njësoj si trajtohet në sheshxhirim.

"Unë jam e angazhuar në film. Edhe buxheti i filmit është përgjysmuar tashmë nga taksat. E shijoj shumë momentin në sheshxhirim. Në teatër të keqtrajtojnë, të trajtojnë si marionetë dhe unë nuk e duroj dot këtë",- është shprehur ndër të tjera Olta.

 

dfhghcjkf.JPG

Article Logic
Execution time: 0.005422830581665