INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Revoltohet polici i ‘’Portokalli’’, ka dy fjalë për të gjithë ju [FOTO]

Revoltohet polici i ‘’Portokalli’’, ka dy fjalë për të gjithë ju [FOTO]

Publikuar më: 18:40 14-12-2017

Aktori i njohur i “Portokalli” revoltohet dhe ka dy fjalë për të gjithë ju

Bëhet fjalë për Florjan Binaj, aktori shumë i dashur nga publiku shqiptar ka postuar në rrjete sociale një foto shkruan rreth pakujdesive dhe shkeljeve të shoferëve në rrugë. Me anë të postimit ai shprehet se jeta nuk është si një lojë Playstation ku nëse digjesh ja nis sërish nga fillimi. Kështu ai kërkon që të gjithë të jemi të përgjigjshëm dhe për këtëu përkrah nga ndjekësit e tij.

Postimi i plotë i Frojan Binaj:

“Pyes veten, gjithë këto aksidente rrugore që ndodhin, përveç rrugëve dhe sinjalistikës rrugore që janë copë copë, përveç faktit që rrime 3 orë në kafe dhe pastaj nxitojmë, shajmë, shtyjmë, pështyjmë, gjuajmë se u bëmë vonë për punë, përveç semaforëve që punojnë si flamuri jonë Kombëtar, o e kuqe o e zezë...ka raste dhe jeshile...a kanë faj dhe autoshkollat që japin patenta kujtdo që jep lekët?

A ka ndonjë institucion që i kontrollon?A u shpjegojnë disave nëpër autoshkolla që pasqyrat anësore nuk janë llaska por janë për të parë çfarë ke mbrapa?!Që pasyra ballore nuk është për të shtrydh puçrrën por për të parë mbrapa?!Që pasqyrat tek mbrojtësja nga dielli nuk janë për të vënë buzkuqin kur je duke ecur por kur je e ndaluar?!Dhe më kryesorja, sytë tanë nuk jane si të kamaleonit që njërit sy i fut të parin, tjetrit i fut indietron për të bërë selfie në parakalim ose të çosh mesazh në parkim!

Ruani vetën dhe të tjerët sepse jeta nuk është PlayStation që po u dogje, e fillon prapë nga fillimi!,”-përfundon aktori i “Portokalli”./intv.al/ 

 

Pyes veten, gjithë këto aksidente rrugore që ndodhin, përveç rrugëve dhe sinjalistikës rrugore që janë copë copë, përveç faktit që rrime 3 orë në kafe dhe pastaj nxitojmë, shajmë, shtyjmë, pështyjmë, gjuajmë se u bëmë vonë për punë, përveç semaforëve që punojnë si flamuri jonë Kombëtar, o e kuqe o e zezë...ka raste dhe jeshile...a kanë faj dhe autoshkollat që japin patenta kujtdo që jep lekët?A ka ndonjë institucion që i kontrollon?A u shpjegojnë disave nëpër autoshkolla që pasqyrat anësore nuk janë llaska por janë për të parë çfarë ke mbrapa?!Që pasyra ballore nuk është për të shtrydh puçrrën por për të parë mbrapa?!Që pasqyrat tek mbrojtësja nga dielli nuk janë për të vënë buzkuqin kur je duke ecur por kur je e ndaluar?!Dhe më kryesorja, sytë tanë nuk jane si të kamaleonit që njërit sy i fut të parin, tjetrit i fut indietron për të bërë selfie në parakalim ose të çosh mesazh në parkim!Ruani vetën dhe të tjerët sepse jeta nuk është PlayStation që po u dogje, e fillon prapë nga fillimi!

A post shared by @florjanbinaj on

 

Article Logic
Execution time: 0.0037097930908203