Këngëtarja e famshme Rihanna i është përgjigjur urdhrit të presidentit Donald J. Trump për ndalimin e refugjatëve dhe emigrantëve nga shtatë vendet me shumicë myslimane, pasi sipas tij kjo është mënyrë më e mirë për parandalimin e hyrjes së terroristëve në SHBA.
Ky urdhër ka shkaktuar shumë bujë në SHBA, ku plotë qytetarë kanë dalë që të protestojnë në aeroportet kryesore të tilla si aeroporti i New Yorkut, JFK, dhe i Chicagos, O’Hare International.
Shumë yjet nga bota e muzikës përmes Twitterit kanë shprehur zemërim dhe neveri ndaj urdhrit të presidentit të ri të Amerikës, i cili është betuar të premten e kaluar (20 janar).
Ndër këta yje, edhe këngëtarja e famshme Rihanna është shprehur në lidhje me këtë urdhër.
“I neveritur! Ky lajm është shkatërrues! Amerika është duke u shkatërruar para syve tanë! Çfarë derri amoral duhet të jesh që të zbatosh një urdhër të tillë!!”, ka shkruar Rihanna në Twitter.