Niko Kovac ka të projektojë Bayern Munich për sezonin e ardhshëm. Për të konkuruar për të gjitha kompeticionet duhen transferime të mëdha dhe këtë gjë po bën edhe trajneri I bavarezëve ku ka planifikuar të shesë 4 lojtarë dhe të afrojë lojtarë “Big”.
Boateng , spanjolli Alcántara, Arturo Vidal, dhe Juan Bernat janë emrat që pritën të largohen sipas gazetës "Bild”. Shitja e tyre pritet të grumbulloje rreth 152 milionë euro, sipas portalit “Transfermarkt” dhe në këtë mënyrë Bayern do të ketë para mjaftueshëm për të bërë blerje të reja dhe nuk do të rrezikojë "Fair Paly" financiar.