Një javë më parë Facebook tha se WhatsApp kishte kaluar 100 miliardë mesazhe të dërguara në një ditë, por jo të gjithë duan që ato mesazhe të qëndrojnë për shumë kohë në platformë. Për këtë platforma e komunikimit me 2 miliardë përdorues në mbarë botën do të shtojë një funksion që u jep përdoruesve më shumë kontroll mbi komunikimin e tyre në aplikacion.
Nga dita e sotme përdoruesit mund të dërgojnë mesazhe të cilat fshihen automatikisht pas 7 ditësh. Funksioni po bëhet i disponueshëm globalisht në Android dhe iOS. Edhe pse fillimisht vetëm opsioni 7 ditë do të jetë i disponueshëm, kompania pritet të luajë me afatet. Limiti do të ekzistoj pavarësisht nëse mesazhi lexohet apo jo.
Përdoruesit mund ta aktivizojnë për komunikimet e tyre ndërsa për grupet është në dorën e administratorëve për ta aktivizuar ose jo. WhatsApp tha se një prej arsyeve pse është dashur kaq shumë kohë për të sjellë këtë funksion është enkriptimi fundor i cili e bën të vështirë.
Kjo mënyrë komunikimi u soll nga Snapchat dhe sot është adoptuar nga dhjetëra aplikacioni komunikimi si Telegram, Signal e madje edhe Messenger me bisedat sekrete.