INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Revolucionare: Vaksina e HIV kuron 5 pacientë!

Revolucionare: Vaksina e HIV kuron 5 pacientë!

Publikuar më: 17:01 24-02-2017

Personat e prekur kanë tashmë 7 muaj pa shenja virusi dhe pa ndihmën e ilaçeve të përditshme.

Reporti i pabesueshëm tregon se një vaksinë ka ndihmuar 5 pacientë që të kontrollojnë nivelin e tyre të virusit HIV për plot 7 muaj pas një injeksioni të vetëm. Trajtimi, i zhvilluar nga kërkuesit shkencorë në Spanjë i dha mundësinë pacientëve që të ndalonin së marruri ilaçet e përditshme antiretrovirale, që është dhe metoda aktuale për të kontrolluar HIV-in. Shkencëtarët nuk i kanë testuar ende rezultatet në prova klinike masive, por thonë se vaksina mund të jetë një kurë funksionale. Qëllimi i tyre është nëpërmjet saj që të mbajnë virusin të pazhvilluar për vite me radhë pa përdorimin e ilaçeve të tjera të rregullta.

Article Logic
Execution time: 0.0034561157226562