Rezart Veleshnja është një ndër aktorët më të mirë shqiptarë, të cilin prej vitesh e kemi parë në spektaklin Portokalli dhe na ka shkrirë së qeshuri me rolet e tij. Ai është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku publikon foto e video të shumta gazmore, por ka habitur me një postim të fundit. Përmes një fotoje në Instagram ai i propozon publikisht moderatores së Top Channel, Ori Nebija, por me siguri në kuadër të shakasë.
“Kur do fejohemi ne?”, shkruan ai, teksa shfaqet mjaft serioz në krah me Orit.