Një nga aktorët e humorit më të dashur nga publiku shqiptar, Rezart Veleshnja nuk do të jetë më në “portokalli”, pjesë e së cilës ka qenë prej vitesh. Sipas disa burimeve për revistën “Story”, aktori e mori vendimin në mënyrë të papritur pas premierës së sezonit të ri të emisionit.
Megjithatë akoma nuk dihet se çfarë e çoi Rezin në marrjen e këtij vendimi.
Ndonëse sipas burimeve për këtë revistë aktori është larguar nga “Portokallia” për të hapur emisionin e tij në një tjetër television, lajmi akoma nuk është konfirmuar nga vetë ai.