Më parë mundohej sa ruante sa më të fshehtë identitetin e saj, ndërsa sot Rezart Veleshnja e thotë me zë të lartë se ajo është gruaja e jetës së tij.
Aktori i ‘Portokallisë’ ka postuar këto foto ku nuk e fsheh më fytyrën e vajzës që i ka rrëmbyer zemrën. Përveç kësaj, Veleshnja nuk i kursen as dedikimet romantike ndaj vajzës. Këto ditë çifti ndodhet në Gjermani ku dhe po shijojnë disa ditë pushimi.
“Mund të them vetëm që e dashura ime jeton prej 20 vitesh në Gjermani, është me profesion mjeke dhe e them me bindje se e shoh si gruan e jetës, pra, ajo do të jetë nusja ime!’-është shprehur aktori.