Rezart Veleshnja është një ndër aktorët më të mirë të humorit shqiptar dhe me të vërtetë publiku e do shumë. E themi me plot gojën që rolet e tij “i qan” dhe kur themi rolët nuk bëjme as një përjashtim. Ama të gjithë e njohim me emrin “Betim Spërdhima” personazh me të cilin popullariteti i tij u rrit shumë. Por Rezart Veleshnja duket se është shumë i kënaqur jo vetëm nga arritjet profesionale, por edhe ato monetare. Ai ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në "Zonë e Lirë".
Gjatë intervistës Çani i ka kujtuar Veleshnjës se dikur ka thënë se paguhej 4 milion e gjysmë. I pyetur sot nga Çani nëse paguhet vërtet kaq sa thotë, aktori u përgjigj: "Një më pak?” dhe që ishte i kënaqur me rrogën e tij.