INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rezarta Shkurta rikthehet me një baladë të romancës së thyer: Thjesht këngë e ndjerë apo dedikim? [VIDEO]

Rezarta Shkurta rikthehet me një baladë të romancës së thyer: Thjesht këngë e ndjerë apo dedikim? [VIDEO]

Publikuar më: 13:24 15-12-2016

Kishte kaluar kohë që kur kishim parë dhe dëgjuar një realizim nga Rezarta Shkurta, por mbrëmë ajo u rikthye.

Një këngëtare e njohur për muzikën shqiptare që nga mesi i viteve 2000, artistja sot 30 vjeçare kishte rënë në qetësi. Por kënga dhe videoklipi i saj i ri duhet thënë se na e rikthejnë sikur ta kishim dëgjuar dje për herë të fundit. Rezarta publikoi një baladë romantike me titullin “Gjysma Ime”, këngë e cila duhet patjetër të dëgjohet më shumë se një herë. Ndoshta është efekti që  ajo vetë i jep këngës, ndoshta është një dedikim i ndjerë, por dhimbja e saj mbërrin deri tek ne duke u bërë e prekshme për çdo dëgjues. Me një look të ri, Rezarta shfaqet në dy shtëpi të ndryshme, njëra luksoze ndërsa tjetra e rrënuar, si për të na dhënë dy paralelizime të një jete që sot e ka lënë të vetme. Një rikthim i mirë për një këngëtare së cilës nuk i kanë munguar hitet...kohë më parë.

Article Logic
Execution time: 0.00370192527771