Kombëtarja e Argjentinës në Buenos Aires ka barazuar 1:1 me Venezuelën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Argjentina nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 kundërvendit të fundit Venezuela, të cilët nuk kanë asnjë objektiv.
Me fillimin e pjesës së dytë u shënuan dy gola të shpejtë, në minutën e 51 kaluan miqtë në avantazh ku vetëm 2 minuta më vonë do barazoheshin shifrat.
Argjentina vë seriozisht në dyshim kualifikimin në Botërorin, Rusia 2018, pasi ka 24 pikë në vendni e pestë, po aq sa ka Peru në vendin e katërt, me një pikë më shumë se Kili në vendin e gjashtë dhe tri pikë më shumë se Paraguaj në vendin e shtatë.
Vetëm katër skuadra kualifikohen nga grupi i Amerikës Latine, kurse vendi i pestë luan në playoff.
Argjentina ndeshjen tjetër do ta luajë me Peurn.