INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rezultati i studimit habit: Akullorja në mëngjes ka këtë reaksion në trurin tonë

Rezultati i studimit habit: Akullorja në mëngjes ka këtë reaksion në trurin tonë

Publikuar më: 14:10 21-12-2016

Na ndodh të gjithëve të kemi neps për ëmbëlsirat.

Dëshirat tona për ëmbëlsirat kthehen edhe në kronike ndaj dhe shpesh besojmë atë moton: “Jeta është e shkurtër, ndaj hani ëmbëlsira më parë”.

Dhe këtu nuk është fjala për të konsumuar thjesht një ëmbëlsirë në darkë, por  ta mbushni gojën me ëmbëlsira që në mëngjes.

Jo shumë kohë më parë, shkenca ka vërtetuar se ju mund hani tortë me çokollatë në mëngjes dhe pa u ndjerë aspak fajtor.

Nëse ky studim i ëmbël  i përbërë  nga të gjitha ëmbëlsirat, i bën ëndrrat tuaja të realizohen  ju mund të arrini deri aty sa të dëshironi të fshini fytyrën me çokollatë ndaj bëni kujdes.

Por nëse shtoni edhe pak akullore në llojin e mëngjesit tuaj , mund të keni disa përfitime të papritura.

Kjo është e vërtetë. Hulumtuesit japonezë  kanë konstatuar se duke e filluar ditën tuaj me një lugë të madhe me akullore,  në fakt mund të jetë e mirë për trurin tuaj.

Studimi, i publikuar nga profesori i Universitetit Kyorin Yoshihiko Koga, në thelb ka gjetur se njerëzit që hanin akullore për mëngjes ishin më të gatshëm që ta përpunonin informacionin më  mirë dhe më shpejt  sesa ata që i kanë anashkaluar ëmbëlsirat.

Gjetjet e këtij studimi sugjërojnë se nëse konsumoni akullore pasi zgjoheni në mëngjes, kjo ndryshon nivelin e vigjilencës suaj,  ju jep “nxitje mendore” si dhe ul nivelin e acarimit mendor.  

Si përfundim, akullorja prodhon sasinë më të lartë të stimulit mendor. 

Article Logic
Execution time: 0.0035481452941895