INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rezultati në zgjedhje, PS e LSI më shumë para, PD humb miliona [VIDEO]

Publikuar më: 15:39 31-07-2017

Rezultatet pozitive në zgjedhje mund te sjellin më shumë para për partitë politike por dhe e kundërta. Kështu 5 subjekte politike, nga rishpërndarja e fondeve do të përfitojnë më shumë para nga komisionin qindor i zgjedhjeve. Në mbledhjen e sotme, KQZ vendosi me 7 vota pro rishpërndarjen e fondeve për partitë pjesëmarrëse në zgjedhjet e 25 qershorit.
Partitë që përfitojnë:


Partia Socialiste e Shqipërisë 2,861,939
Lëvizja Socialiste për Integrim 1,330,529
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 1,406,432
Partia Socialdemokrate e Shqipërisë 223,776
Lista e Barabartë 501,345
Por kush janë partitë që kanë mundur të fitojnë më shumë para? Listën e kryeson partia socialiste, e cila për shkak të votave të 25 qershorit merr rreth 28 milion lek të vjetra më shumë se sa nga fondet e shpërndara përpara zgjedhjeve. Edh LSI përfton më shumë para nga fondet e shpërndara nga Komisioni Qëndor i Zgjedhjeve. Megjithëse PDIU siguroi më pak mandate deputetësh, sërish arriti më shumë vota se sa në 2013, duke siguruar kështu rreth 14 milion lekë të vjetra më shumë se sa nga fondi që kishte marrë përpara zgjedhjeve. Edhe Libra, partia me e re në vend ka arritur të përfitojë fonde për shkak të votave të marra në 25 qershor.
Por partia që ka humbur më shumë para për shkak të rezultatit të zgjedhjeve të 25 qershorit është partia republikane me mbi 20 milion lek të vjetra. Edhe demokratët përveç goditjet nga rezultati në zgjedhje tashmë do të duhet të kthejnë më shumë se 17 milion lek të reja mbrapsht në KQZ, fonde të cilat do tu shpërndahen partive politike që përfituan më shumë për shkak të rezultatit pozitiv.

Partitë që humbin para:
Partia Demokratike 1,728,567
Partia Republikane 2,050,791
Fryma e Re Demokratike 1,152,214
Partia Demokracia Sociale 467,450
Partia Kristian Demokrate 325,000
Aleanca Arbnore Kombëtare 325,000
Aleanca Demokratike 325,000
Partia Aleanca Demokristiane 325,000
Partia Komuniste e Shqipërisë 325,000
Sfida për Shqipërinë 325,000
Partia Aleanca Popullore për Drejtësi 325,000
Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar 325,000

Article Logic
Execution time: 0.0027132034301758