Super modelja dhe sex-simboli grek, Ria Antoniou ka realizuar së fundmi një set super të nxehtë fotografik, për kalendarin e vitit 2018, të revistës “For Fun Magazine”.
Bukuroshja greke është përzgjedhur nga revista, si idealja për të ‘ngritur temperaturat’ në netët e ftohta të ndërrimit të viteve.
Në kalendar nuk do të mungojnë as fotot nudo dhe topless të grekes Antoniou.
29 vjeçarja është shpallur miss Greqia dhe ka pozuar disa herë edhe për edicionet e revistës Play Boy.
Së fundi, Ria është bërë e famshme në Itali, ku ka marrë pjesë në disa spektakle dhe Reality Show, ndërsa ka nxjerrë në pah edhe talentin e saj në aktrim.