Rreth 10 mijë persona janë evakuar, ndërsa zyrtarët i bëjnë thirrje njerëzve që të qëndrojnë të paktën 9 kilometra larg malit Agung.
Autoritetet indoneziane kanë lëshuar alarmin për riaktivizimin e vullkanit në ishullin turistik të Balit, duke paralajmëruar se shpërthimi është afër.“Asnjë person nuk duhet të qëndrojë brenda rrezes së specifikuar si e rrezikshme në rast të një shpërthimi”, ka thanë një zyrtar vendas.
Më shumë se 1 mijë persona humbën jetën kur vullkani në malin Agung shpërtheu në vitin 1963.