Ata janë disa nga artistët më të preferuar për publikun e gjërë dhe tashmë kanë filluar karrierën e tyre solo, por nga dita në ditë, fansat e tyre kryqëzojnë gishtat për një bashkim të mundshëm.
8 vite të ndarë, por një pjesë e ish-anëtarëve kanë sjellë në kujtesë momentin më të bukur të karrierës së tyre. “8 vite One Direction. Ku ka shkuar koha? Faleminderit të gjithë personave që na kanë mbështetur. Shumë dashuri”, – ka shkruar Louis Tomlinson. Gjithashtu edhe Liam Payne dhe Niall Horan kanë falënderuar të gjithë fansat për suportin për 8 vite me radhë.
Sipas ‘Evening Standard’, fansat kanë parë se në një ‘ëebsite’ dolën në shitje disa bileta për një koncert të bandës në Australi. Nuk dihet nëse kjo është e vërtetë apo jo, por thuhet se ky koncert është vendosur të zhvillohet në dhjetor të vitit 2020.