INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ribashkohet grupi legjendar i muzikës hip-hop

Ribashkohet grupi legjendar i muzikës hip-hop

Publikuar më: 10:48 26-04-2016

Pas plot 3 dekadash ata më në fund u rikthyen!

Anëtarët e mbijetuar të grupit legjendar N.W.A ribashkohen për herë të parë në një performancë pas 27 vitesh. Ata konsiderohen legjenda pasi kanë shkruar faqet e tyre në historinë e muzikës rap dhe tashmë duket se kanë vendosur të rikthehen për hir të kohërave të bukura. Dr Dre iu bashkua treshes Ice Cube, Mc Ren dhe Dj Yella këtë fundjavë në Coachella. Performanca e katër anëtarëve të mbetur të grupit, pasi Eazy E ndërroi jetë në vitin 1995, ishte tërësisht surprizë.

Ice Cube ishte planifikuar që do të performonte në festivalin e njohur dhe ndërsa fansat e prisnin ardhjen e Ren dhe Yella, ishte Dr Dre ai që i la të gjithë pa fjalë. Kujtojmë se N.W.A ka ardhur në vëmendjen e të gjithëve përgjatë vitit të kaluar me filmin “Straight Outta Compton”, i cili bëri bujë jo vetëm me suksesin e arritur por edhe mungesën e nominimit në Oscar. Si producentë të këtij filmi shërbyen, ndër të tjerë, Ice Cube dhe Dr. Dre.

Article Logic
Execution time: 0.0037751197814941