Fansa të One Direction hapni shampanjat!
Ata janë disa nga artistët më të preferuar për publikun e gjërë dhe tashmë kanë filluar karrierën e tyre solo, por nga dita në ditë, fansat e tyre kryqëzojnë gishtat për një bashkim të mundshëm. Por ashtu si për fansat edhe për Liam Payne, ëndrra e tij është për tu ribashkuar One Direction. Këngëtari i cili ka gëzuar suksesin mbresëlënës solo pasi grupi u shpërbë, tha se një rikthim është një mënyrë për të vendosur “vulën”.
Duke folur për Mirror, Liam ngacmoi ‘plane të freskëta’ dhe tha: “Ne të gjithë kemi folur për këtë dhe unë mendoj se ky bashkim do të ndodhë në një moment.” Shpresojmë që edhe Harry, Louis, Niall dhe Zayn të “lëvizin gurët”.