INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ricardo Kakà:

Ricardo Kakà: "Këto janë 5 ndeshjet e jetës time"

Publikuar më: 13:12 31-10-2017

Ricardo Izecson dos Santos Leite, për të gjithë Kaka, një kampion i paharrueshëm për tifozerinë e Milan-it me ngjyrat e të cilit ka fituar gjithçka. Mes 2003 dhe 2007-ës ka fituar titullin, Superkupën e Italisë, një Ligë Kampionesh, dy Superkupa UEFA dhe një Botëror për Klube, pa harruar “Topin e Artë” 2007.

Kohët e fundit braziliani ka deklaruar se nuk do të rinovojë kontratën me Orlando-n ku luan aktualisht, për “mungesë stimujsh”, por kjo nuk do të thotë se do të “var këpucët në gozhdë”. Përkundrazi Kaka është në kërkim të një klubi të ri, dhe me shumë gjasa do të rikthehet në Brazil për ta mbyllur me futbollin e luajtur pikërisht aty ku e nisi. Në pritje të gjetjes së një skuadre të re, lojtari i klasit të lartë këto ditë ka zbuluar për “AS” 5 ndeshjet më të rëndësishme të jetës së tij, tre prej të cilave me Milan-in, por 2 nuk i ka fituar.

1) 30 QERSHOR 2002: GJERMANI 0 – BRAZIL 2: “Ndihesha si peshku pa ujë, por shumë krenar që isha pjesë e asaj skuadre në finalen e Botërorit. Isha shumë nervoz, Gjermania ishte një rivale shumë e fortë, por kur Ronaldo shënoi e dija që do të fitonim. Pesë minuta nga fundi hyra në fushë, vrapova shumë, dhe me shumë vështirësi arrita ta prekja topin. Ndodhesha afër arbitrit kur bëri vërshëllimën finale, ishte një nga momentet më të mira të karrierës time, kampion me Brazilin vetëm 20 vjeç”.

2) 25 MAJ 2005: LIVERPOOL 3 – MILAN 3: “Atë ditë kuptova që, futbolli nuk do të jetë kurrë vetëm një sport. Edhe tani nuk e di se si Liverpool-i arriti të na barazojë në gjashtë minuta. Edhe pse humba, mësova shumë nga ajo ndeshje”.

3) 1 KORRIK 2006: BRAZIL 0 – FRANCË 1: “Zgjodha dy ndeshje të cilat i kam humbur, për faktin sepse kam mësuar shumë prej tyre. Atë vit Brazili ishte i jashtëzkonshëm, me Cafù, Lucio, Roberto Carlos, Ronaldo, që sapo kishte fituar Champions League-n me Barcelona-n, por nga ana tjetër ishte Zidane në një formë të jashtëzakonshme atë ditë; edhe pse për një marrëzi (incidenti me Materazzi-n) më pas humbi mundësinë të fitonte Botërorin”.

4) 23 MAJ 2007: MILAN 2 – LIVERPOOL 1: “Ishte hakmarrja e 2005-ës. Por kishim motivimin e duhur. Edhe pse e dinim që po fitonim, kur Kuyt shënoi në minutën e 89’ na zuri paniku se mund të ripërsëritej skena e 2005-ës, por nuk ndodhi. Ishte e mrekullueshme, 2007-a ishte viti më i mirë i karrierës time”.

5) 16 DHJETOR 2007: BOCA JUNIORS 2 – MILAN 4: “Edhe pse duket i lehtë, Botërori i Klubeve është i vështirë dhe konkurrues. Shënova një gol në minutën e ‘61’-të dhe festova me një T-shirt me mbishkrimin “Unë i përkas Jezusit”. Atë ndeshje u zgjodha më i miri në fushë”.

/telesport/

Article Logic
Execution time: 0.0041689872741699