Sigurisht që me të dashurin e tij.
Ai theu zemrat e miliona fansave nëpër botë në momentin që pranoi se ishte homoskeklsual, por ndihet mjaft i lumtur kështu. Ricky Martin është prej kohësh në një lidhje me të fejuarin Jëan Yosef. Por ai sapo i surprizoi të gjithë me lajmin e fundit se i ka dhënë fund beqarisë. Këngëtari është martuar me Yosef dhe të dy bashkë po rrisin binjakët, Matteon dhe Valentinon.
“Jam një bashkëshort tani, e në muajt që vijnë do organizojmë një ceremoni të madhe. Kemi shkëmbyer betimet tona dhe kemi nënshkruar të gjitha letrat që është dashur të nënshkruajmë”, ka thënë Martin për E!News.