INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndryshimet në tregun e punës. Njihuni me profesionet e reja dhe ato që po dalin nga moda

Ndryshimet në tregun e punës. Njihuni me profesionet e reja dhe ato që po dalin nga moda

Publikuar më: 10:54 08-07-2018

Prej datës 1 korrik, puna e fshesarit dhe e rojes në hekurudhë janë klasifikuar si të pavlefshme. Ndërkohë, tatimet kanë nxjerrë dhe një grup profesionesh si të vjetra.

Profesione të vjetra
Mjekët popullorë
Fajdexhi
Astrolog, tregues fati dhe të tjera që lidhen me to
Kiroman (falltarë)
Xhamaxhi për mjete transporti
Shtypshkronjës linotipist
Shtypshkronjës monotip

Prej ndryshimeve të fundit në tregun e punës është rimodeluar lista e profesioneve në Shqipëri. Sikurse profesioni i menaxherit të rrjeteve sociale, për shkak të ndryshimit të strukturës së tregut të punës, një grup profesionesh janë shtuar, disa prej tyre janë ndryshuar apo përditësuar dhe disa kanë dalë si të pavlefshëm.

Profesione të reja
Make up artist
Konsulent për rënien në peshë
Menaxher supermarketi
Gazetar i faqeve WEB
Intervistues për studime në treg
Punëtor të kujdesit për kafshët
Menaxheri i rrjeteve sociale


Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar tatimpaguesit se, duke filluar nga data 1 korrik, listëpagesat do të reflektojnë kodet e rishikuara sipas Listës Kombëtare të Profesioneve të miratuar me VKM, nr. 514, datë 20.09.2017 dhe të publikuar në Fletoren Zyrtare Nr. 169, datë 22 shtator 2017.
Këto ndryshime kanë të bëjnë kryesisht me shtimin e disa kategorive të reja të profesioneve, ndryshime në kategoritë ekzistuese, si dhe pavlefshmërinë e disa kategorive të Listës Kombëtare të Profesioneve të përdorura deri para hyrjes në fuqi të vendimit të mësipërm.

Lista e profesioneve
Së bashku me Forcat e Armatosura janë dhe 9 kategori profesionesh, ku përfshihen: Menaxherët, specialistët me arsim të lartë, teknikë dhe specialistë në zbatim, nëpunësit, punonjës të shitjeve dhe shërbimeve, punonjës të kualifikuar të bujqësisë së pyjeve dhe peshkimit, zejtarë, artizanë dhe profesione të lidhura me to, punonjës të montimit dhe përdorimit të makinerive dhe pajisjeve. Sipas strukturës së publikuar janë 10 grupe të mëdha profesionesh, ku përfshihen 43 nëngrupe të mëdha, 133 grupe të vogla, 480 grupe njësi dhe 5489 punë.Grupet që kanë numër më të madh punësh janë specialistët me arsim të lartë, ku sipas strukturës, në të përfshihen 1281 punë të ndryshme, zejtarët, artizanët dhe punë të lidhura me to, ku përfshihen 1102 punë,teknikë dhe specialistë në zbatim me rreth 1021 punë, ndjekur nga punonjës të montimit dhe përdorimit të makinerive dhe pajisjeve, ku përfshihen rreth 772 lloje punësh.

Article Logic
Execution time: 0.0037498474121094