Chris Brown ka patur përfundimisht ditëlindjen më të lumtur të jetën falë Rihanna-s.
Dyshja kanë patur një telefonatë “të nxehtë” gjatë përvjetorit të 27-të të Chris dhe burimet thonë që Rihanna ka vërshuar mbi këngëtarin me fjalët “Je sexy si dreqi”. Wow!
Duket se gjërat po bëhen të nxehta mes dy ikonave të muzikës pop. Ditën e ditëlindjes më 5 Maj, ka qenë vetëm një zonjushë, urimin e të cilës Chris mezi ka pritur ta dëgjojë. “Riri ka bërë gjithë kohën komplimente. Ajo i ka thënë atij se ishte shumë krenare për të dhe i ka vënë në dukje se ishte maturuar në mënyrë të mrekullueshme” ka thënë një burim i brendshëm.
“Ajo e ka nxitur të vazhdojë me hitet dhe i ka kujtuar se vazhdon të jetë seksi si dreqi” ka vijuar burimi. Kjo do të ketë qenë dhurata më e bukur e ditëlindjes për artistin e pop-it. Ish çifti ka një histori të gjatë bashkë, ndoshta ndaj dhe Rihanna e ka ndjerë të nevojshme që pavarësisht axhendës së zënë me turin, t’i shprehë pak dashuri ish-it në ditën e ditëlindjes. A është treguar RiRi thjeshtë e përzemërt apo zjarri i dikurshëm mund të ripërtërihet?! Tani për tani, dimë vetëm që Chris do të jetë në qiellin e 7-të!!