Bashkëpunimi midis Rihanna-s dhe Drake vazhdon ende.
Këtë rradhë çifti i shumëpërfolur i muzikës kanë performuar në OVO Fest në Toronto disa nga hitet që ata kanë krijuar së bashku, por gjithashtu edhe këngë te reja të cilat janë pjesë e albumit të ri të rreperit Drake. Kënga e parë me të cilën artistët janë ngjitur në skenë ka qenë "Too Good" shkëputur nga "VIEWS". Për të vazhduar më pas me "Work" nga albumi "ANTI" i Rihanna-s. Sipas të pranishmëve, por edhe videot amatore si kjo mëposhtë që po qarkullojnë në YouTube, të dy këngëtarët janë karakterizuar nga një kimi e veçantë midis tyre në skenë, duke shtuar edhe më tepër zërat për një lidhje dashurie!