Vazhdojnë surprizat nga Rihanna dhe Drake.
Këtë herë artistët kanë pushtuar klasifikimin e Spotify. Bëhet fjalë për listën e këngëve më të luajtura këtë verë, në këtë sajt shërbimesh streaming online, ku dyshja më e përforlur e momentit kanë zënë 5 pozicionet e para të kësaj renditje. Në vend të parë gjendet Drake me “One Dance”, më pas bashkëpunimi i fundit i dy artistëve “Too Good”. Në vend të tretë si kënga më e luajtur e verës është “Needed Me” nga Rihanna ndërkohë që lista mbyllet me “This is What U Came For” dhe “Controlla”. Mesa duket bashkimi bën vërtetë fuqinë!