Rihanna ka kthyer mbrëmjen e djeshme të BRIT Awards në show-n e saj.
Artistja e cila anulloi në minutë të fundit pjesëmarrjen e saj në çmimet Grammy, e ka shlyer gabimin me një super performancë live të këngës "Work" së bashku me mikun e saj, kanadezin Drake. Një performancë që i ka lënë të gjithë pa fjalë, për shkak të efekteve skenike por mbi të gjitha për shkak të lëvizjeve provokuese të Ririt, e cila kishte zgjedhur të vishej e gjitha me thekë. Si për t'i dhënë akoma më shumë gjallëri "koreografisë" së saj. Definitivisht Rihanna dhe Drake janë një dyshe që kanë lindur për njëri-tjetrin, të paktën në skenë!