INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rihanna dhe i dashuri i saj miliarder ndahen për shkak të distancës? Ja çfarë thotë këngëtarja e njohur! [FOTO]

Rihanna dhe i dashuri i saj miliarder ndahen për shkak të distancës? Ja çfarë thotë këngëtarja e njohur! [FOTO]

Publikuar më: 16:07 01-05-2019

Prej kohësh është përfolur se mes Rihannës dhe të dashurit të saj Hassan ka disa mosmarrëveshje dhe se lidhja e tyre nuk po funksionon për shkak të distancës. Por sipas medias së huaj ‘HollywoodLife’ kjo gjë nuk qëndron për ta, pasi ata po gëzojnë romancën e tyre edhe pse janë në distancë. Ndonëse janë shpesh herë në vende të ndryshme, ia kanë dalë që ta menaxhojnë situatën në avantazhin e tyre.

Distanca mund të jetë e vështirë për shumë çifte, por Rihanna dhe Hassan ia kanë dalë të vërtetojnë se e shijojnë hapësirën në romancën e tyre.

"Ata janë shpesh herë larg njëri-tjetrit, por kjo nuk është një shenjë e keqe. Ajo dashuron faktin që ai i jep hapësirë dhe liri që të shijojë karrierën. Ai nuk i bën presion si meshkujt që ka patur në të kaluarën, prandaj është e lirë që të jetë vetvetja. Shumë çifte mund të kenë vështirësi nga lidhja në distancë, por për Rihannën dhe Hassan është dicka që i bën më të fortë si çift", tha një burim pranë tyre për HollywoodLife.
Pavarësisht të gjithave, ata i rregullojnë punët që të shihen sa më shpejt munden. Sipas burimit, ata takohen më së shumti në Paris pasi është pika më e afërt për të dy.

rihanna-amp_-hassan-jameel-why-their-long-distance-romance-makes-their-love-stronger-ftr.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039560794830322