Mesa duket Rihanna dhe i dashuri i saj Hassan Jameel, na paskan fshehur një sekret shumë të madh. Edhe pse u bë një kohë e gjatë që çifti e kanë bërë publike lidhjen e tyre ky sekret na paska shpëtuar.
Ndoshta vetëm shumë pak veta mund ta dinin se miliarderi ka qenë i martuar. “Hassan është një individ shumë misterioz dhe ai ka qenë i martuar para se të takonte Rihanna-n. Menjëherë pasi ai është ndarë nga bashkëshortja e tij, Lina ka takuar këngëtaren e famshme.”- shkruan “The Sun”.
Megjithatë, ky lajm ka habitur të gjithë fansat e këngëtares, të cilët janë me miliona në të gjithë botën. “The Sun” gjithashtu ka theksuar se Lina, ish-bashkëshortja e miliarderit e ka hedhur pas krahëve ndarjen dhe ka nisur një jetë të re.
Ajo që nuk dihet është nëse Rihana ka qenë në dijeni të këtij fakti para se ata të lidheshin, ndërkohë që nga komentet e bëra në rrjetet sociale fansat nuk mund ta besojnë këtë lajm.
Hassan Jameel është zëvendëspresidenti i biznesit familjar i cili udhëhiqet nga Abdyl Latif Jameel. Kjo është një ndër kompanitë më të mëdha në botë.