Thonë se pak konkurencë është e shëndetshme, por nuk ka asgjë të ngjashme mes Rihanës dhe Jennifer Lopez.
Të mërkurën pasdite, këngëtarja e “Ain’t Your Mama”, përdori intagramin për të treguar dy gjëra: 1. Që këpucët janë gjithmonë një ide e mirë dhe 2. Që edhe divat që kryesojnë klasifikimet mund të jenë vërtetë mikesha të mira. Si e dimë këtë fakt? Jennifer, me krenari ka ndarë në rrjetin social, një palë çizme Manolo Blahnik dhuruar asaj nga….. kush tjetër përveç BadgalRiri? “Faleminderit shumë për këto çizme të mrekullueshme Riri” ka shkruar ylli latin i pop-it ndërsa në postimin që i kishte lënë mikeshës së saj te dhurata, Riri thoshte : “Sepse e di që ti do t’i veshësh ato më mirë se unë”. Dhuratat e lakmuara janë gjithmonë të mirëpritura dhe në rastin e dy mikeshave “Love Don’t Cost a Thing”